Lajme Maqedoni e Veriut Top

Kapet shkupjani me 9 emigrantë nga Siria

Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur edhe një trafikues emigrantësh. Bëhet fjalë për një 50 vjeçar nga Shkupi i cili ka dashur që të transportojë ilegalisht me makinën e tij për transport të mallrave, 9 9emigrantë nga Siria.

“Rreth orës 17:00 në magjistralen Gjevgjeli – Demir Kapi, zyrtarë policorë nga vendkalimi kufitar Bogorodicë dhe stacioni policor për mbikëqyrje kufitare në Qendrën Rajonale Jugore për Çështje Kufitare e kanë privuar nga liria R.A (50) nga Shkupi. Personi është vërejtur duke transportuar emigrantë në një makinë për mallra “Ford” me targa të Shkupit. Menjëherë automjeti është ndalur dhe në të janë gjetur nëntë emigrantë nga Siria”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Rasti po procedohet, ndërsa pas mbledhjes së provave dhe deklaratave të nevojshme, ndaj 50 vjeçarit do të ngritet kallëzim penal.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *