Jo vetëm Thaçi! As Zejd Rexhepi dhe Hysni Ismaili nuk do të votojnë për shkarkimin e ministrave të ASH-së!
Kryetari i PDSh-së Mendu Thaçi ka deklaruar se ai nuk do të merr pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit ku pritet të votohet për shkarkimin e ministrave të ASH-së, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, për shkak qëndrimit të tyre pro kryetarit Arben Taravari.
Siç mësojmë nuk do të jetë vetëm Thaçi ai i cili nuk do votojë për shkarkimin e ministrave, por edhe kryetari i Lëvizjes Populli Zejd Rexhepi si dhe deputeti Hysni Ismaili. Sipas informacioneve që kemi ata kanë kushtëzuar votimin e tyre me sigurimin e disa funksioneve. Andaj, informacionet tona janë se Zejd Rexhepi është larguar nga vendi për në Turqi, ndërsa Ismaili për në Kinë.




