Izraeli refuzon thirrjen për armëpushim të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së
Izraeli refuzon thirrjen për armëpushim të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së
Izraeli po refuzon një thirrje për një armëpushim në Gaza të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të premten, me ministrin e Jashtëm të vendit duke e quajtur atë “të neveritshme” në një postim në mediat sociale.
Ne e refuzojmë thirrjen e neveritshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një armëpushim”, shkroi ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen në X, platforma e njohur më parë si Twitter.
Sipas tij, “Izraeli synon të eliminojë Hamasin ashtu siç u përball bota me nazistët dhe ISIS-in”.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të miratuar një rezolutë që bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.
Gjithsej 120 vende votuan pro rezolutës, ndërsa 14 vende, përfshirë SHBA-në dhe Izraelin, votuan kundër. 45 vende të tjera abstenuan nga votimi.
Në një fjalim pas miratimit të rezolutës, ambasadori izraelit në OKB ,Gilad Erdan tha: “… Të gjithë kemi qenë dëshmitarë se OKB-ja nuk ka më as edhe një legjitimitet apo rëndësi”.
“Shumica e komunitetit ndërkombëtar ka treguar se preferon të mbështesë mbrojtjen e terroristëve nazistë në vend që të mbështesë shtetin ligjor të Izraelit për të mbrojtur civilët e tij”, tha ai.