Lajme Maqedoni e Veriut Top

Izet Mexhiti: Më vjen keq për nivelin në të cilin ka rënë Ali Ahmeti

Kreu i LD-së, Izet Mexhiti sot bashkë me kreun e Lëvizjes Besa dhe atë të Alternativës, Bilall Kasamin dhe Afrim Gashin para Gjykatës Supreme thanë se mbështesin rezistencën, siç thonë ata të gjykatëvse ndaj presionit politik që të kthehet në vend ish krymeinistri Nikolla Gruevski, shkruan TV21. Mexhiti tha se presioni po bëhet nga individë të BDI-së.

“BDI-së nuk i intereson BE-ja dhe ndryshimet kushtetuese. Ata kanë nevojë që Gruevski të përpiqet të bëjë pazar politik me VMRO-DPMNE-në për hyrjen në një Qeveri të përqendruar, duke bërë pazare me deputetët e ardhshëm të LSDM-së. Sinqerisht më vjen keq për nivelin në të cilin ka rënë Ali Ahmeti dhe BDI dhe këtë populli do ta dënojë ashpër në ditën e zgjedhjeve”, tha Mexhiti./

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *