Botë Lajme

Ish gjeneralët izraelitë: Pushtimi i pamundur i Gaza-s

Ish-zyrtarët ushtarakë izraelitë e hedhin poshtë plotësisht idenë e një pushtimi tokësor të Rripit të Gaza-s dhe theksojnë se çështja nuk është e thjeshtë.

Ata besojnë se suksesi nuk do të arrihet, sepse është një “qytet tunelesh”, që i përkasin Hamasit, gjë që i jep një avantazh të madh në luftë.

Gjenerali Danny Yatom, ish-kreu i Mossad-it, tha se Gaza është një vend shumë i vështirë për të luftuar.

Këshilla e tij ishte që të bënte çdo përpjekje për të parandaluar hyrjen e trupave në zonë, duke thënë se duhet të kryheshin vetëm operacione të bombardimit të tuneleve sa herë që ato haseshin.

Duke folur për kanalin televiziv izraelit Kan 11, Yatom shtoi se në Gaza ka rreth 500 kilometra tunele, duke theksuar se është një qytet i tërë nëntokësor.

Hamasi gërmon çdo ditë

Yatom tha se është “një qytet me shumë nivele dhe disa nga ato nivele janë jashtëzakonisht të thella”.

“Hamasi gërmon çdo ditë në mënyrë që gjatë çdo lufte ata të mund të lëvizin njerëzit e tyre nga një vend në tjetrin dhe papritmas të dalin nga hapja e ndonjë tuneli për të sulmuar forcat armike”.

Prandaj, ushtria duhet të shkatërrojë tunelet dhe të përdorë kapacitetet dhe përvojat e zhvilluara nga Izraeli, thekson Yatom, në vend që të përfshihet në një luftë në të cilën nuk ka epërsi.

“Ne mund të mbështetemi në robotë të kontrolluar nga distanca, por forcat tokësore nuk duhet të vendosen kurrë atje,” tha ai.

Të njëjtën gjë theksoi edhe gjenerali Yossi Lengotsky, ish-këshilltar i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për luftën kundër tuneleve të Hamasit, i cili thotë se tunelet janë hallka më problematike e gjithë luftës.

Nëse Izraeli nuk arrin të shkatërrojë tunelet dhe atë që është brenda tyre, ata nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë Hamasin.

Ai nënvizoi se është një “gjë kyçe”.

Lengotsky i tha kanalit televiziv izraelit Kan 11 se “historia për tunelet është shumë e ndërlikuar”.

“Hamasi e ndërtoi këtë qytet nëntokësor për gati 20 vjet, që të na gjuante dhe të na shkaktonte humbje të mëdha… Prandaj, ne nuk duhet të hyjmë në Gaza, sepse është kurth. Thjesht duhet të shkatërrojmë tunelet nga jashtë”, shtoi ai.

Adi Carmi, një ish-zyrtar i Shin Bet, i tha Channel 12 se Izraeli po lufton në kushte që nuk janë parë që nga viti 1948.

Hamasi mban një numër të madh të burgosurish dhe situata me familjet e këtyre të burgosurve është shumë e ndjeshme.

Carmi theksoi se të gjithë analistët dhe njerëzit me përvojë “nuk kanë informacion të mjaftueshëm”.

“Nuk shohim që po bëhet përpjekje për të zbuluar se ku janë. Ne nuk e dimë se si njerëzit e Hamasit komunikojnë me njëri-tjetrin”.

Prandaj, shton Carmi, “duhet të jemi shumë të kujdesshëm në dhënien e këshillave apo të japim përshtypjen se secili prej nesh e di se çfarë duhet të ndodhë”.

Carmi konkludoi se duhet pasur kujdes në deklarimin e çdo gjëje, “sepse vendimin përfundimtar mund ta marrë vetëm dikush që mund ta shohë të gjithë pamjen, pra kryeministri Benjamin Netanyahu dhe shërbimet e sigurisë”. /tesheshi.com/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *