Integrimi evropian | Murtezani në Bruksel takon Mati Masikas nga EEAS
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani po qëndron për vizitë pune në Bruksel. Ai është takuar me Mati Masikas nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) me të cilin kanë diskutuar për integrimin evropian të RMV-së.
Njoftimi i Murtezanit:
Në Bruksel bisedova me Mati Masikas nga EEAS për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
BE-ja mbetet partneri ynë kyç në reformat dhe procesin aderues. Bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucionet evropiane është i rëndësishëm për progres të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm.
Vazhdojmë me përkushtim drejt agjendës evropiane!