Imerlije Saliu: Me VLEN-in për herë të parë kemi një koalicionim të pastër shqiptarë

Kandidatja e VLEN-it, në zonën e gjashtë zgjedhore, Imerlije Saliu, në një intervistë për Gazetën Lajm, ka deklaruar ajo në politikë nuk është rastësish dhe se ka qenë pjesë e Alternativës, që nga fillimet e këtij subjekti.
Ajo tha se me këtë subjekt politik, pra Alternativën, janë disa pika të përbashkëta që i kanë, siç janë mbrojtja e familjes tradicionale pastaj edhe shumë vlerave tjera që janë, sipas saj, shumë të nevojshme për këtë shoqëri.
“Sa i përket koalicionit me VLEN-in, ndjehem e privilegjuar të jem pjesë në listë sepse është hera e parë ku kemi një koalicionim të pastër shqiptarë, dhe që besoj se qytetarët e këtij vendi e kanë parë më se të nevojshme dhe kjo vërehet gjithandej ku shkojmë”, deklaroi Imerlije Saliu.