Lajme Maqedoni e Veriut

Ibrahimi: Sfidoj Frontin AKI–Soravi–BDI, krahasojeni investimin e VLEN-it me gjithë vitet tuaja në pushtet

Kryetari i Alternativës dhe njëherësh njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar duke kritikuar heshtjen e, siç e ka quajtur, Frontit AKI–Soravi–BDI pas sfidës që ua bëri ditë më parë nga Tetova për krahasimin e investimeve në komunat shqiptare.

“Edhe pasi kanë kaluar disa ditë, Fronti AKI–Soravi–BDI ende nuk është deklaruar për sfidën që ua bëra nga Tetova – cilin vit të mandatit të tyre duan ta krahasojnë me investimin njëvjeçar të VLEN-it në projektet e komunave?”, ka thënë Ibrahimi.

– Advertisement –

Ai u ka ofruar kundërshtarëve të tij politikë një hapësirë edhe më të gjerë për krahasim: “Madje, që t’ua lehtësoj, ua dhashë mundësinë që t’i mbledhin krejt vitet e qëndrimit të tyre në pushtetin qendror e lokal dhe t’i krahasojnë numrat e projekteve dhe shumat e ndara për zhvillimin e komunave me projektet e këtij njëvjeçari të VLEN-it.”

– Advertisement –

Sipas tij, sfida mbetet ende e hapur: “Sfida vazhdon…”, ka përfunduar Ibrahimi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *