Lajme Maqedoni e Veriut

Ibrahimi: Politika që nuk e ka në epiqendër një kauzë, prodhon kompani biznesi dhe jo parti politike

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi në rrjetin socila facebook ka shpërndarë një meditim personal duke reflektuar mbi skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Politika që nuk e ka në epiqendër një ide, një kauzë, një besim në një ideal që është përtej nevojave ekonomike individuale ose grupore, nuk prodhon parti politike, por prodhon kompani biznesi.
Derisa kriteri i suksesit të kompanive është përfitimi/humbja financiare, te partitë politike kriteri i suksesit duhet të jetë përmbushja e idesë në të cilën besojnë ata që janë mbledhur rreth atij subjekti politik.
Kompanitë operojnë me përqindje të fitimit.
Partitë operojnë me programe që ngrihen mbi ide.
(Një meditim personal duke reflektuar mbi skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.)”, ka shkruar Ibrahimi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *