Lajme Maqedoni e Veriut Top

Ibrahimi: Opozita u bashkua kur Afrim Gashi i shtriu dorën Bilall Kasamit

Të gjithë kontribuan për bashkimin e opozitës shqiptare në një forcë që po e rrëzon BDI-në, por zanafilla e këtij bashkimi ishte në çastin kur Afrim Gashi i shtriu dorën Bilall Kasamit. Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në takimin me qytetarë e aktivistë në Kumanovë.

Ai falënderoi Aleancën për Shqiptarët në krye me Arben Taravarin, këshilltarin e kryeministrit Kurti, Bekim Qokun dhe kryetarin e LD-së, Izet Mexhitin, por përkujtoi se nuk ka qenë fare e lehtë për Gashin e Kasamin që ta bëjnë këtë hap për interesin e qytetarit shqiptar.

“Fat i mirë është që më në fund më opozita shqiptare u bë bashkë dhe kjo e ka ndërtuar më shportën e përbashkët të opozitës shqiptare ku nuk ka asnjë dyshim më se po vjen fitorja në zgjedhjet parlamentare të 8 majit”, tha Ibrahimi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *