Ibrahimi: Kemi arritur ta amortizojmë nxitjen e opozitës shqiptare për të krijuar incidente

Kryetari i Alternativës dhe njeri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për “Dialog te Lajmi” ka komentuar se në këto zgjedhje opozita shqiptare ka tentuar që të krijoje në vazhdimësi incidente.
Por, nënvizoi Ibrahimi, ne kemi arritur që ta amortizojmë nxitjen e opozitës shqiptare për të krijuar incidente.
“ Mendoj që ne kemi arritur sukses që ta amortizojmë këtë nxitje për të pasur tensione. Për shkak se, opozita shqiptare, në mungesë të një oferte për zgjedhje lokale, ose në mungesë të pushtetit, sepse ata mbetën në opozitë, atyre u duhet të ketë tensione. Kjo u’a rrit argumentin që ata tashmë e zhvillojnë sa kohë, se shqiptarët janë të defaktorizuar, se janë degraduar e kështu me radhë. Ata në të vërtetë ja filluan edhe me nxitjen e incidenteve , por për fat të mirë i kemi parandaluar. Dhe tashmë jam i sigurt që nuk do t’ia arrijnë të krijojnë incidente. Por, se do e mbajnë skenën të tensionuar gjatë kohë unë mendoj që po. Detyra e jonë edhe e shtetit është që të mos lejoj të ketë incidente. Dhe fitorja është e sigurt në kohën që do t’i parandalojmë këto incidente të mundshme që i dëshiron opozita shqiptare”, theksoi Ibrahimi.