Ibrahimi: BDI-ja ta ndajë mendjen për Korridorin 8, duan ta përvetësojnë si projekt ose të na akuzojnë
Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativa në një intervistë për Lideri.mk deklaroi se akuzat e BDI-së se ne nuk duam ta ndërtojmë Korridorin 8 janë false. Kur u bë realitet ndërtimi i këtij Korridori ata filluan që ta përvetësojnë.
“ BDI-ja deri dje thoshte se ne e kemi ndërprerë korridorin 8 për shkak se nuk e duam të bëhet korridori 8, kurse sot kur korridori 8 po bëhet realitet duan ta përvetësojnë. Është mirë të merren vesh se çfarë duan. A duan ta përvetësojnë ose duan ta akuzojnë se nuk po bëhet?! Për hir të vërtetës, korridori 8 nuk është as projekt i tyre nuk është as projekt i joni, nuk është as projekt i vetëm kësaj qeverie. Ne e dimë se korridori 8 është një projekt i përbashkët me aleatët tanë ndërkombëtarë”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.