Lajme Maqedoni e Veriut Top

I angazhuar në Kabinetin e Artan Grubit, funksionar i ASH-së, ja kush qëndron pas anketës së IPRG-së

Gjatë ditës së djeshme Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IPRG) publikoi një anketë në të cilën në kampin politik shqiptar udhëheq BDI-ja, ndërsa befasia në anketë ishte pozicionimi shumë i mirë i Aleancës për Shqiptarët dhe liderit të saj Arben Taravari.
Për ata që i njohin mirë zhvillimet politike kjo anketë nuk paraqet ndonjë befasi, duke e ditur se kush qëndron pas këtij Instituti. Themelues dhe drejtor i këtij Instituti është funksionari i Aleancë për Shqiptarët, Bashkim Bakiu, i cili këtë institut, sa herë që ka nevojë e vë në funksion për qëllime politike. Kjo nuk është hera e parë që anketa të tilla dalin në sipërfaqe atëherë kur Aleanca për Shqiptarët nuk është në pozitë të mirë. Pas refuzimit të Ligjit për amnisti, shkarkimit të drejtorit shqiptar nga spitali i Kumanovës, miratimin e Kodit Penal për kthimin e Nikolla Gruevskit, lirimin e Mijallkovit dhe Jankullovskës, pakënaqësitë të shumtë në mesin e aktivistëve për mos realizimin e premtimeve për punësim, dështimin e votimit të ndryshimeve kushtetuese, ishte e pritshme se “një anketë e tillë” do të del për të treguar “se sa mirë” qëndron Aleanca për Shqiptarët. Njëashtu sipas informacioneve, duhet përmendur se Bashkim Bakiu si funksionarë i ASH-së është i angazhuar në kabinetin e Artan Grubit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *