Lajme Maqedoni e Veriut Top

Heshtje zgjedhore në Serbi, por jo në Likovë: Serbët e Kumanovës në miting te Zejdi

E ashtuquajtura “Lëvizja Populli”, e cila u formua së fundmi nga Zejd Rexhepi, një i afërt me BDI-në i cili tentoi ta përçajë partinë Alternativa, ka habitur me paraqitjen e fundit në Likovë. Në një mbledhje ku pretendohet se u themelua Dega e Likovës e kësaj lëvizjeje, qytetarët kanë identifikuar disa maqedonas e serbë në radhët e para.

Qytetarët në rrjetet sociale pyeten se projekt i kujt është përçarja e shqiptarëve? Pse BDI-ja po i mbush sallat e partive të reja, satelitë të saj, me serbë e maqedonas? A po e tregon kjo parti dobësimin dhe dëshpërimin në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare?

Ndryshe, që nga paralajmërimi për formimin e një fronti të madh shqiptar, i cili së fundmi u zyrtarizua me emrin Lidhja Europiane për Ndryshim, BDI-ja ka investuar në formimin e disa partive të reja, me qëllim që të krijojë konfuzion dhe përçarje në mesin e shqiptarëve.

 

 

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *