Lajme Maqedoni e Veriut

Haxhi, besimtarët nga Shkupi u nisën drejt Mekës

Nga Bashkësia Fetare Islame njoftojnë se sot në orët e hershme të mëngjesit nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Shkupit, kreu i BFI-së, Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Muftiu i Shkupit, Qenan Ismaili si dhe drejtori i sektorit fetaro – arsimor Fejzulla Sadiki, përcollën karavanin e parë të haxhinjëve të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së.

“Ekspedita e parë këtë vit përbëhet nga 180 besimtarë të Muftinisë së BFI – Shkup, të cilët kanë bërë nijet që të performojnë haxhin e sivjemë. Reisul Ulema i BFI e RMV – së H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emrin e tij personal, në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së dhe besimtarëve të këtij nënqielli haxhinjëve ju dëshiroi rrugëtim të lehtë me haxh dhe dua të pranuara! Bashkësia Fetare Islame e RMV – së falenderon organet e rendit dhe drejtuesit e aeroportit për bashkëpunimin!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BFI-së.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *