Hapet pikë për nxjerrjen pa termin të dokumenteve personale në Shkup, do të shërbehen një mijë persona në ditë
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka bërë të ditur që prej sot do të nisë me punë pika për nxjerrjen e dokumenteve personale pa termin.
Pika e Ministrisë së Punëve të Brendshme është e lokalizuar në sallën e policisë së trafikut në kuadër të Stacionit Policor “Prolet” në Komunën e Kisella Vodës.
“Sistemi është testuar dhe mundëson që mbi 1000 persona për periudhën e një dite të punës ta kalojnë gjithë procedurën. Dua të theksoj se orari i punës së pikës është nga ora 8, deri në orën 18:00, me mundësi që të vazhdohet deri në orën 20:00”, deklaroi Spasovski.