Kosovë Lajme Top

Haliti parashikon dorëheqjen e Kurtit: Do ta përdorë Zajednicën si zar për zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet me presidentin serb, Vuçic për dialogun, pas vizitës së pesëshes së madhe në Ballkan, që sollën një plan të ri për Kosovën e Serbinë. Është raportuar se Kurti e ka pranuar themelimin e Asociacionit në fillim të muajit nëntor dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri tani.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë për Gazetën Blic se Kurtit nuk i është dhënë statuti i asociacionit, por nga ai është kërkuar që të fillojë me procedurat për themelimin e asociacionit, si dhe iu është dhënë agjenda kohore me datat përkatëse për fillimin e zbatimit të planit franko-gjerman dhe zotimeve të bëra në Ohër.

“Unë nuk merrem me spekulimet e ditës, por sa di unë Kurtit nuk i është dhënë Statuti i asociacionit, por nga ai është kërkuar që të fillojë me procedurat për Themelimin e Asociacionit, si dhe iu ka dhënë agjenda kohore me datat përkatëse për fillimin e zbatimit të Planit Franko-Gjerman , dhe zotimeve të bëra në Ohër”, tha Haliti.

Tutje, ai thotë se takimi Kurti-Vuçiç do të jetë një takim shumë i vështirë, veçanërisht pas asaj që ka ndodhur në veri pas zgjedhjeve në katër komunat e veriut të Kosovës, si dhe ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë. Haliti thekson se nëse takohen pa pasur një raport hetimor të organeve ligjzbatuese, do të jetë shumë e vështirë të arrihet ndonjë marrëveshje.

Advertisement
“Takimi Kurti – Vuçiç nëse mbahet do jetë shumë i vështirë, veçanërisht kur dihet se çfarë ka ndodhur në Veri pas zgjedhjeve në katër komunat e Veriut të Kosovës, si dhe ngjarjet e 24 shtatorit në Banjska. Nëse takohen pa pasur një raport hetimor të organeve ligjzbatuese dhe nuk ka një raport të besuar hetimor ndërkombëtar, do të jetë shumë e vështirë të arrihet ndonjë marrëveshje”, u shpreh ai.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *