Grubi në rolin e menaxherit në “Behtel & Enka”? Jeni si me çip për gjithçka që bëni, iu përgjigj Grubi VMRO-DPMNE-së

Pse zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi vendoset në rolin e menaxherit të Behtel dhe Enka dhe kërkon punësime në këtë kompani si angazhim për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, ishte pyetja e deputetes Gordana Siljanovska Davkova, e cila tha se Grubi është një fenomen interesant.
Një fenomen interesant është vetë ministri për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, sepse në këtë Kuvend ka organ që është pandan i ministrisë së tij që quhet Komision për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet mes komuniteteve, por asnjë ligj nga kjo ministri nuk ka arritur, as zv/kryeministri i parë nuk është paraqitur. Por andaj po e shohim duke dërguar thirrje për punësime në një firmë private të huaj, Behtel dhe Enka. Dua ta pyes se ku e ka të drejtën të veprojë si menaxher i Behtel dhe Enka me paratë tona?”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova, VMRO-DPMNE.
Grubi bëri thirrje që në vend të pyetjeve për këtë, vetë opozita duhet t’u bëjë thirrje qytetarëve që të punësohen në këtë projekt, ashtu siç bëri VMRO-DPMNE kur ishte në pushtet. Për Behtel dhe Enka keni pretenduar se kemi paguar penale por kjo nuk është e vërtetë, tha Grubi.