Google pranon të investojë deri në 2 miliardë dollarë në rivalin e OpenAI, Anthropic
Google e Alphabet ka rënë dakord të investojë deri në 2 miliardë dollarë në kompaninë e inteligjencës artificiale Anthropic, tha të premten një zëdhënës i startup-it.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania ka investuar 500 milionë dollarë në rivalin e OpenAI dhe ka rënë dakord të shtojë 1.5 miliard dollarë më shumë me kalimin e kohës, tha zëdhënësi.
Google është tashmë një investitor në Anthropic dhe investimi i ri do të nënvizonte një rritje në përpjekjet e tij për të konkurruar më mirë me Microsoft-in, një mbështetës kryesor i krijuesit të ChatGPT OpenAI, ndërsa kompanitë e Big Tech garojnë për të futur AI në aplikacionet e tyre.
Amazon.com tha gjithashtu muajin e kaluar se do të investonte deri në 4 miliardë dollarë në Anthropic për të konkurruar me rivalët në rritje të cloud në AI.
Anthropic, i cili u bashkëthemelua nga ish-drejtuesit e OpenAI, Dario dhe Daniela Amodei, ka treguar përpjekje për të siguruar burimet dhe mbështetësit “me xhepa të thellë”, të nevojshëm për të konkurruar me OpenAI dhe për të qenë liderë në sektorin e teknologjisë.