Gaza, vritet gazetari dhe 11 anëtarë të familjes së tij
Në sulmet izraelite që vendosën në objektiv qytetin Khan Younis në jug të rripit të Gazës, kanë humbur jetën gazetari Muhammad Abu Hatab dhe 11 anëtarë të familjes së tij, transmeton Anadolu.
Në lajmin e “Filistin TV”, kanalit televiziv zyrtar të Palestinës thuhet se në sulmin e kryer nga Izraeli në Khan Younis ka humbur jetën gazetari i saj Muhammad Abu Hatab dhe anëtarët e familjes së tij.
Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA thuhet se si pasojë e sulmeve ajrore izraelite kanë humbur jetën gazetari Abu Hatab dhe 11 anëtarë të familjes, përfshirë bashkëshorten, djalin dhe vëllain.
Gazetari Abu Hatab gjatë sulmit ndodhej në krye të detyrës dhe se po kryente prezantim ditor përpara spitalit mjekësor “Nasser” në Khan Younis lidhur me sulmet e Izraelit dhe se prezantimin e tij të fundit e bëri një orë para se të vritej.
Sipas Sindikatës së gazetarëve, me vdekjen e Abu Hatab është rritur në 27 numri i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite kundër Gazës që nga 7 tetori e deri më tani.