Gashi takoi ish-ambasadorin e SHBA-së Philip Reeker
Kryeparlamentari Afrim Gashi, i shoqëruar nga kryeministri Hristijan Mickoski, ka takuar ish-ambasadorin e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Philip Reeker.
Në darkën e përbashkët, siç njofton Gashi, është diskutuar për sigurinë dhe çështje të tjera të rëndësishme për rajonin.
“Mbrëmë gjatë një darke me Kryeministrin Mickovski dhe ministrat që ishin pjesë e delegacionit, patëm nderin të kemi si mysafir ish-ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Philip Reeker. Kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të shkëmbyer disa fjalë për proceset e sigurisë dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme që ndikojnë rajonin dhe më gjerë”, publikoi Gashi.