Gashi takohet me kryetarin e Bashkësisë Islame të Turqisë, toleranca ndërfetare në RMV model
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Turqi, është takuar edhe me kryetarin e Bashkësisë Islame të Turqisë. Ai gjatë takimit ka theksuar tolerancën ndërfetare që ekziston në RMV që sipas tij, duhet të vazhdojë të ruhet me fanatizëm.
“Gjatë qëndrimit tim në Turqi u prita edhe nga Asoc.Prof.Dr.Selim Argun, nënkryetar i Dianetit të Bashkësisë Islame të Turqisë.
Fryma religjioze tolerante që vjen si model nga Turqia edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e domosdoshme për zhvillimin e një bashkëbisedimi kulturor dhe religjioz.
Maqedonia e Veriut është një shembull tipik i bashkëjetesës dhe harmonisë fetare dhe si e tillë duhet që të vazhdoj edhe në të ardhmen”, shkruan Gashi.