Lajme Maqedoni e Veriut Top

Gashi: Shqiptarët në këto zgjedhje kanë dy opsione, të vazhdohet sikurse tani dhe ai i ndryshimeve

Shqiptarët në këto zgjedhje i kanë dy opsione. E para të vazhdojë kjo mënyrë e funksionimit dhe opsioni i dytë është ai i ndryshimeve. Këtë e ka deklaruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin “Aktualitet” në Radio Shkupi.
“Në këto zgjedhje duhet ta kuptojmë se shqiptarët i kanë dy opsione: e para është a të vazhdojë kjo mënyrë e funksionimit, pra BDI-ja të vazhdojë edhe një mandat apo opsioni tjetër, ai për ndryshime.
Domethënë, status-quoja versus ndryshimi. Këto janë dy opsionet që do t’i kemi në këto zgjedhje, tha kryetari Gashi.
Mes tjerash ai foli edhe për ndryshimet kushtetuese, ku theksoi se partitë në pushtet nuk janë të interesuar që të ndodhin këto ndryshime, ndërsa u shpreh i bindur se tani më “as që bisedohet për ndryshimet por vetëm për zgjedhjet”.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *