Gashi shpalos tre kushtet e frontit opozitar për të qenë pjesë e Qeverisë së ardhshme

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, u shpreh se opozita shqiptare i ka tre kushte për tu bërë pjesë e koalicionit Qeveritar pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ai tha se të gjitha kushtet janë të lidhura me ndryshimet kushtetuese.
“Kushti i parë është avancimi jonë drejt BE-së. Me këtë kompromis nuk bëjmë. Nuk do të koalicionojmë me forca politike të cilët nuk janë të interesuar që ky proces të ec para dhe të mbarojë me anëtarësim të plotë në BE. Kushti i dytë është miratimi i amendamentit kushtetues për mos vjetërsimin e lëndëve. Ky është kush i nevojshëm për luftë jo selektive kundër korrupsionit. Kushti i tretë është fshirja e formulimit të turpshëm për gjuhën shqipe. Është e palejueshme që një popull konstitutiv sic janë shqiptarët në Maqedoni gjuha amtare të përshkruhet me përqindje”, tha Gashi.