Gashi: Qëllimi kryesor i koalicionit opozitar lufta kundër korrpusionit dhe dërgimi i BDI-së në histori
Prioriteti – lufta kundër krimit
Ky koalicion do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare me lista të përbashkëta, por edhe me kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale. Qëllimi i tyre kryesor do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe dërgimi i BDI-së në histori. Sipas Gashit, koalicioni i promovuar nuk është vetëm koalicion i tri partive, por më shumë se kaq.
“Ne kemi bërë koalicion me çdo qytetar që nuk është dakord me politikat e kësaj Qeverie dhe që dëshiron një të ardhme europiane. Prandaj presim mbështetje nga secili që beson në këto vlera, qoftë parti politike, organizatë joqeveritare, lëvizje civile, intelektualë, artistë, sportistë, etj.”, shpjegon ai.




