Lajme Maqedoni e Veriut

Gashi: Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale

Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut në emisionin debativ 24 Analiza për TV 24 është përgjigjur në temën rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Sipas Gashit, temat nuk janë të njëjta. Në zgjedhjet lokale flitet për tema lokale, ndërsa në zgjedhjet parlamentare flitet për orientimin ideologjik, konceptin, programin, vlerat, etj.
“ Nuk e di, ajo nuk është temë e imja. Si politikan vlerësoj se nuk ka nevojë për zgjedhje parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale. Pasi që në këto zgjedhje duhet që të flasim për tema tjera. Temat janë lokale. Rrugët, kanalizimi, ujësjellësi, mjedisi jetësor, pastrimi i bërllokut e kështu me radhë. Në zgjedhjet parlamentare votohet për programin, për konceptin, për orientimet ideologjike. Kështu që, mendoj se këto zgjedhje lokale nuk duhet që ti përziejmë me zgjedhjet parlamentare” ,tha midis tjerash Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *