Gashi: Me bashkimin e tre partive kemi shkruar historinë e shqiptarëve në Maqedoni, presim mbështetje nga Tirana dhe Prishtina
Gatishmëria për ndryshim ka bërë që të tejkalojmë egot tona. Kështu u shpreh kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin “Breaking me Dafina Hysa” në Top Channel, duke komentuar shpalosjen e emrit të koalicionit “Lidhja Europiane për Ndryshime”. Gashi tha se tani pasi që ky bashkim është historik për shqiptarët, pret mbështetje nga Tirana dhe Prishtina por edhe nga gjithë shqiptarët.
“Për ne më e rëndësishme është gatishmëria për ndryshim, kjo i ka tejkaluar egot tona, ne nuk e kemi dert punën e përqindjeve të listave, me bashkimin e tre partive është bë histori tek shqiptarët në Maqedoni ku ne me bashkimin e presim mbështetjen e Tiranës e Prishtinës por edhe nga gjithë shqiptarët. E rëndësishmja është se shqiptarët ta ndjejnë se bashkimi po bëhet për hirë të shqiptarëve të Maqedonisë”, deklaroi Afrim Gashi për Top Channel.