Lajme Maqedoni e Veriut

Gashi: Lufta për barazi gjinore duhet të jetë një angazhim i përbashkët i gjithë shoqërisë

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi mori pjesë në mbledhjen konstituive të Klubit të Deputeteve në Kuvend.

Postimi i Gashit në Facebook:

Kisha kënaqësinë e veçantë të marr pjesë në mbledhjen konstitutive të Klubit të Deputeteve, e cila pasqyron angazhimin e Kuvendit tonë për promovimin e barazisë gjinore.

Kjo seancë shërbeu si një mundësi për të reflektuar mbi arritjet e jashtëzakonshme të Klubit të Deputeteve dhe për të forcuar përkushtimin tonë në avancimin e të drejtave të grave dhe përfaqësimit të barabartë në proceset vendimmarrëse. Në fjalën time, theksova se lufta për barazi gjinore duhet të jetë një angazhim i përbashkët i gjithë shoqërisë, përfshirë burrat, gratë, institucionet dhe organizatat, pasi vetëm një shoqëri që garanton barazinë gjinore mund të jetë e zhvilluar dhe demokratike.

        

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *