Gashi: Kënaqësi e veçantë të pres në Kuvend znj. Karen Pirs

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim deputeten speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, znj. Karen Pirs.
“Konfirmuam marrëdhëniet e gjata bilaterale dhe partneritetin e besueshëm në NATO, si dhe theksuam se mbetemi të përkushtuar për të thelluar këto lidhje”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Gashi ka njoftuar se e ka informuar atë për objektivat dhe sfidat e RMV-së në procesin integrues, ndërkaq Pirs ofroi mbështetjen e parezervë të Mbretërisë së Bashkuar në rrugën reformuese të RMV-së.
“Diskutuam mbi përvojat e deritanishme dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, me fokus në prioritet tona strategjike si siguria, stabiliteti, zhvillimi dhe integrimi I Ballkanit Perëndimor në strukturat europiane”, ka njoftuar Gashi.