Lajme Maqedoni e Veriut Top

Gashi: Integrimi në BE nuk ka alternativë, prioritet lufta kundër korrupsionit

Nga sheshi Skënderbeu në Shkup, partitë opozitare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa, kanë shpalosur emrin me të cilin do të bashkëpunojnë dhe do të garojnë në të ardhmen. Tani e tutje koalicioni i tyre do të quhet “Lidhja Europiane për Ndryshim”.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se ky koalicion i bashkuar shqiptar, mbetet i palëkundër në angazhimin e tij për integrimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE.
“Vetëm integrimi në BE nuk ka alternativë. Për ne prioritet kryesor është lufta kundër korrupsionit. Dallimi mes nesh dhe të tjerëve është se ne insistojmë për mosvjetërsim të lëndëve ndërsa ata luftojnë për amnisti dhe liri të kriminelëve”, tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *