Lajme Maqedoni e Veriut

Gashi: I kemi bërë ftesë zyrtare ASH-së që t’i bashkëngjitet frontit opozitar, vetëm bashkë mund të vije ndryshimi te shqiptarët

Gashi: I kemi bërë ftesë zyrtare ASH-së që t’i bashkëngjitet frontit opozitar, vetëm bashkë mund të vije ndryshimi te shqiptarët

Kryetari i partisë, Alternativa, Afrim Gashi për televizionin Globi, ka deklaruar se fronti opozitar i ka bërë ftesë zyrtare Aleancës për Shqiptarët me e-mail që t’ju bashkëngjitet atyre, por se nuk kanë marrë përgjigje as nga partia e as nga kreu i saj Arben Taravari.
“Ka disa ditë, javë, kemi dërguar një e-mail zyrtarë, ASH-së. Ende nuk kemi përgjigje. Nuk e kemi bërë publike. Nuk ka qenë ideja që ne të bëj pi-ar apo presion publik. Ideja ka qenë që thjeshtë t’i ftojmë të ulemi të bisedojmë për mundësinë e bashkëpunimit”, ka thënë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Ftesa është dërguar në emër të tre liderëve, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti.
Gashi ka thënë se dera e frontit opozitar shqiptarë është e hapur edhe për subjekte tjera politike, intelektualeve dhe sektorit civil. Ai tha se opozita në zgjedhjet e ardhshme do të dalë me kandidatin e saj për president si dhe me lista të përbashkëta.
“Ideja e bashkimit të opozitës është pikërisht në funksion të asaj që ne të dalim bashkë dhe ta grumbullojmë votën me një vend. Vetëm kështu ne mendojmë se do të vij ndryshimi”, tha Gashi, duke shtuar se zgjedhjet duhet të jenë së bashku ato presidenciale dhe parlamentare.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *