Lajme Maqedoni e Veriut

Gashi: Deputetët e VLEN-it të gatshëm për të votuar ndryshimet kushtetuese

“Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve do të ndodhin kur koalicioni qeverisës të jetë i sigurt se do të ketë një shumicë parlamentare dhe kur të ketë parashikueshmëri në proces, që nuk do të thotë bllokadë e re e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Ky është qëndrimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, i shprehur në takimin me gazetarët.

“Koalicioni ‘VLEN’, të gjithë deputetët janë pas tij dhe ne po të ishin në rend dite do të votonim sot amendamentet kushtetuese, por mendojmë se duhet të pajtohemi bashkë kur është më e mira për shtetin, për të gjithë qytetarë, prandaj ne bëjmë të gjitha përpjekjet si shumicë parlamentare që të kalojmë ndryshimet kushtetuese kur është më e mira për vendin tonë, kur ka një marrëveshje politike për të dhe kur jemi të bindur se kemi parashikueshmëri në proces. Kjo do të thotë se nuk do të kemi më veto për tre muaj, për gjashtë muaj e kështu me radhë”, tha kryetari i Kuvendit, Gashi.

Gashi është i gatshëm të vendosë në rend dite ndryshimet kushtetuese sapo dikush ta kërkojë, ndonëse qëndrimi i shumicës qeverisëse është se duhet të presim parashikueshmërinë e procesit.

“Procedura për ndryshime kushtetuese është e paraparë edhe në Kushtetutë edhe në Rregullore. Kushdo që i plotëson kushtet mund të paraqesë një iniciativë, por ne si shumicë parlamentare mendojmë se duhet të ketë vullnet politik dhe marrëveshje politike që kur të nisë procedura të zbatohet. Ju e dini që ndryshimet kushtetuese miratohen kur dy të tretat e Kuvendit tonë e votojnë atë dhe kur të jemi të sigurt se do të pranohet nga shumica e deputetëve në Kuvendin tonë, atëherë do të fillojmë procedurën. Në një rast tjetër nuk mund ta ndalojmë askënd, por mendojmë se nuk është mirë të eksperimentohen procedura të tilla”, ka shpjeguar Gashi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *