Gashi: BDI është fajtore që nuk arritëm ta kemi presidentin e parë shqiptar
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, thotë se sfida më e madhe për qeverinë e re është votimi i ndryshimeve kushtetuese, sidomos për shkak të qëndrimit të partnerit të koalicionit VMRO-DPMNE.
Në një intervistë ekskluzive për RTK-në, Gashi e pranon se përfshirja e Vetëvendosjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, e ka ndihmuar koalicionin VLEN të marrë numër të madh të votave.
Ai e bën BDI-në fajtore për moszgjedhjen e presidentit të parë shqiptar në këtë shtet, derisa thekson se përdorimi i plotë i gjuhës shqipe është po ashtu çështje që kërkon zgjidhje urgjente.
Intervistën e plotë me kryeparlamentarin Gashi, mund ta ndiqni sonte nga ora 21:10.