Gashi: ASH ose do ta degjojë zërin e popullit ose do të mbetët peng i interesave të veta personale
Në emisionin e Eruonew Albania, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, deklaroi se drejtuesit e Aleancës për Shqiptarët duhet ta dëgjojnë zërin e popullit dhe t’i bashkohen frontit opozitar. Ai ka thënë se tani është koha që të tejkalohen egot persona.
“Ne si kryetar të partive opozitare po te mos e kishim dëgjuar zërin e popullit sot nuk do ishim bashkë e njëjta vlen edhe për drejtuesit e Aleancës për Shqiptarët duhet të kuptojnë një gjë, ose të dëgjojnë zërin e popullit ose të mbeten peng të interesave të veta personale.
Është koha të tejkalojmë vetveten, egot tona personale. Këtu ka të bëje me artikulimin dhe përfaqësim të interesave të shqiptarëve. Unë jam i bindur se mbi 95% të votuesve të Aleancës për Shqiptarët janë votues opozitar”, ka deklaruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi për Euronews Albania.