Lajme Maqedoni e Veriut Top

(FOTO) Spasovski publikoi foto të të arrestuarit Lupço Palevski në Turqi

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencë për media tregoi se si është arrestuar i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe parukierit  74-vjeçar nga Velesi, Pançe Zhezhovski, raporton Alfax.

“Palevski është arrestuar nga kolegët tonë turq duke ecur në këmbë në autostradë në Balikesir. Falenderoj kolegët tanë dhe ministrat e punëve të brendshme në Turqi, Bullgari dhe Serbi. Kroacia na ka dhënë informacione të rëndësishme duke e pastruar dilemën se nuk gjendet në vendin e tyre. Interpoli ishtë gjithashtu në ndihmë të kërkimit tonë”. tha mes tjerash Spasovski.

Spasovski gjatë konferencës për shtyp gjithashtu publikoi edhe fotografinë e tashmë të arrestuarit në Turqi, Lupço Palevskit. /Alfax/

May be an image of 1 person and smiling

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *