Lajme Maqedoni e Veriut

Faton Fazliu: Jemi duke punuar instensivisht që çertifikatat elektronike të njihen nga çdo institucion

Faton Fazliu, Drejtor i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë në një intervistë për Lideri.mk midis tjerash përmendi njërën prej sfidave më të mëdha për vitin 2025 e që ka të bëjë me njohjen e ceritifikatave elektronike nga të gjitha institucionet e shtetit.
Sipas Fazliut, gjatë vitit 2025 pritet që ky problem, me angazhimin e të gjithë Qeverisë dhe atyre si Drejtori të marr zgjidhjen e duhur.
“ Tash sfidë për ne është që në vitin 2025 shërbimet që ne i ofrojmë ti kemi të gjitha në formë digjitale. Që dmth ne disa nga shërbimet i ofrojmë, por jo 100 %. Ka ngelur që edhe certifikatat e të vdekurve të janë në formë elektronike. Dhe kjo është sfidë e cila besoj se do të përmbyllet me sukses në tre mujorshin e parë të vitit 2025. Në këtë drejtim, ndoshta na duhet një komunikim më efikas me institucionet me të cilat për çdo ditë bashkëpunojmë. Dhe këtu do të duhet të gjithë si Qeveri të angazhohemi që të gjejmë zgjidhje sa më shpejt. Certifikatat në formë elektronike të janë të pranuara në cdo institucion. Me çka edhe kjo do të jetë lehtësim shumë i madh për qytetarët”deklaroi midis tjerash Fazliu.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *