Lajme Maqedoni e Veriut Top

Fatmir Mexhiti kundër Taravarit – kërkon koalicion me BDI-në

Edhe përkundër deklaratës së Arben Taravarit se ata nuk do të shkojnë së bashku me BDI-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duket se kjo deklaratë nuk po përfillet shumë nga ministrat e ASH-së.
Pas darkës së famshme të ministrave të BDI-së me ato të ASH-së, dje në Kumanovë është parë ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti krah për krah me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Gjitha këto zhvillime dhe paqartësitë në veprimin politik të ASH-së bëjnë që të shtrohet pyetja se sa peshon fjala e Arben Taravarit në parti dhe sa në realitet i ka në kontroll ministrat e tij dhe deputetët.
Ditë më parë, edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se ata janë në bisedime me Aleancën që në zgjehdjet e ardhshme të shkojnë së bashku.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *