Lajme Maqedoni e Veriut Top

Edhe për fundjavë do të punojë stacioni për dokumentet në stacionin “Prolet”

Nesër dhe pasnesër (e shtunë dhe të diel) do të punojë pika për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin në SH.F. “Prolet”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

“MPB i njofton qytetarët se pika për ndërrim të dokumenteve personale pa termin në Stacionin Policor “Prolet” në Shkup, do të punojë edhe më 25.11.2023 (e shtunë) dhe 26.11.2023 (e diel) nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Qytetarët që duan të ndryshojnë dokumentet e tyre personale në këtë pikë mund ta bëjnë këtë pa caktuar termin paraprak. Gjithashtu, të shtunën (25.11.2023) nga ora 8:00 deri në 16:00, do të jenë të hapura edhe sportelet e RTVM dhe Beko për dhënien e dokumenteve të gatshme.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *