Lajme Maqedoni e Veriut Top

Edhe në anketën e re, koalicioni Besa,Alternativa dhe LD prinë bindshëm para koalicionit BDI,ASH,PDSH, LD, PDE, LQE

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet do të ishin të dielen që vjen,për cilin koalicion politikë do të votonit” , më shumë se 51% e votuesve në Maqedoninë e Veriut janë përgjigjur se nuk do të votojnë, se nuk e dinë se për kë do të votojnë apo se do ta anulojnë fletën e votimit.
Në kuadër të anketuarve në të gjithë vendin,nga ata që janë të vendosur, VMRO-DPMNE është në prirje bindëse me 19.1%, dhe 10.6% e të anketuarve kanë thënë se do të votojnë për LSDM-në.

8.9% do të votonin për koalicionin Besa,Alternativa dhe LD, 4.2% për “E majta”, dhe vetëm 7.2% do të votonin për koalicionin BDI, ASH,PDSH,LP,PDE,LQE.

Ndërsa në kuadër të anketuarve vetëm shqiptarë,koalicioni Besa,Alternativa dhe LD prinë me 27.3%, pas tyre rradhitet BDI me 19.8%, ASH me vetëm 5.1%, PDSH 0.4%, LQE 0.1%, e LP dhe PDE nuk do të votonin asnjëri nga të anketuarit.

Kështu tregojnë rezultatet e anketës “IHR” të realizuar nga agjencia “Market V” nga 18.09.2023 deri më 29.09.2023. Në anketë kanë marrë pjesë 1245 të anketuar.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *