*Durmishi: Me “One Stop Shop” në Bllacë, fund pritjeve të gjata në kufi me Kosovën*

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” nw RTM2 bëri të ditur se sistemi “One Stop Shop” tashmë funksionon në pikën kufitare me Kosovën. Me këtë sistem të ri, qytetarët dhe bizneset kalojnë kufirin vetëm me një kontroll pasaporte, duke shmangur procedurat e dyfishta.
“Në më pak se 10 muaj, e bëmë realitet sistemin e vetëm One Stop Shop në vend,” tha Durmishi.
Durmishi theksoi se në hyrje nga Maqedonia kontrollin e bën pala kosovare, ndërsa në hyrje nga Kosova kontrollin e bën pala maqedonase. Sipas tij, kjo do të përgjysmojë kohën e pritjes dhe do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.
Ministri shtoi se edhe me Shqipërinë duhet të gjendet një model i ngjashëm, për të ndihmuar shkëmbimin tregtar dhe qytetarët. Kosova është ndër pesë partnerët më të mëdhenj tregtarë të Maqedonisë së Veriut.