Lajme Maqedoni e Veriut

*Durmishi: Kjo Qeveri ka rritur pagat aty ku preket qytetari – në arsim, shëndetësi…*

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” theksoi se në vetëm gjashtë muaj, Qeveria ka rritur pagat në sektorët kyç që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Sipas tij, punonjësit në arsim kanë marrë rritje prej 12%, stafi shëndetësor ka përfituar 15% më shumë, ndërsa mjekët dhe gjinekologët kanë përfituar deri në 33% rritje të pikës së kapitacionit. Rritje kanë pasur edhe dentistët (22%) dhe punonjësit e MPB-së (10%).

“Kemi rritur pagat atje ku duhet – për ata që mbajnë sistemin në këmbë”, u shpreh Durmishi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *