Driton Kuqi i BDI-së: Gjithmonë kam punuar veç me ndershmëri

Ish-ministri i Ekonomisë, aktualisht Ambasador i Maqedonisë në Norvegji, Driton Kuqi nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se përfaqësues të MPB-së kanë kërkuar një takim informativ. Kuqi bën të ditur se nuk ka asgje për të fshehur dhe se me fluturimin e parë do të jetë në Shkup.
“Sot familja më informoi se përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë në shtëpinë time në Shkup, duke kërkuar një takim informativ.
Nuk kam asgjë për të fshehur dhe gjithmonë kam zgjedhur të veproj me ndershmëri dhe qetësi, edhe kur rrethanat kanë qenë të vështira.
Kam zgjedhur gjithmonë të ec drejt, edhe kur rruga ka qenë më e vështirë. Kam folur kur të tjerët kanë heshtur, dhe kam qëndruar në këmbë edhe kur jam ndjerë i vetëm.
Besoj në drejtësi për të mirën e përbashkët. Me fluturimin e parë do të jem në Shkup, jo për të sqaruar, por për të konfirmuar se transparenca dhe besimi janë rruga e vetme përpara.
Jam këtu. Me ndërgjegje të qetë, i pastër dhe vullnet të palëkundur, para Zotit dhe ligjeve të vendit”, ka shkruar Driton Kuqi.
Kujtojmë se sot në mëngjes të gjithë ish-ministrat e Ekonomisë nga viti 2012 janë thirrur në bisedë informative në MPB për ngjarjen e Koçanit.