Lajme Maqedoni e Veriut Top

Drejtori i ASH-së ia kthen pronat e Mijallkovit djalit të tij

Pronat të cilat Prokuroria ia konfiskoi Sasho Mijallkovit, drejtori i ASH-së ia ka kthyer djalit të Sashos, Jordan Mijallkov.

Kompania e Mijallkovit i ka blerë tre apartamente luksoze dhe një garazh në Vodno për vetëm 300 mijë euro nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, të cilën e udhëheq kuadri i ASH-së, Driton Nebiu.

Këtë informacion skandaloz e ka konfirmuar për Telmën drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar Driton Nebiu.

Për rreth 300 mijë euro, kompania “Best Way Investments” e Jordan Mijallkovit bleu tre apartamente dhe një garazh në Vodno nga prona që më parë ishte konfiskuar nga babai i tij Sasho Mijalkov si pjesë e marrëveshjes me prokurorinë për rastin Imperia.

Sipas llogaritjeve, Agjencia i ka shitur këto banesa luksoze në Vodno për vetëm 1380 euro për metër katror.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *