Lajme Maqedoni e Veriut Top

Deri të hënën reshje shiu dhe erë, lokalisht dhe në formë stuhie

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik pasdite dë të ketë reshje të shiut fillimisht në pjesët perëndimore. Gjatë orëve të natës, reshjet e shiut do të përhapen kudo dhe do të jenë më të mëdha, të ndjekura me bubullima, lokale në formë stuhie. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor (mbi 70km/orë), kanë njoftuar nga DPHM.

Nesër do të mbajë mot i vranët dhe më i freskët me reshje shiu, vende-vende të bollshme (mbi 40 l/m2). Reshjet do të jenë herë pas here të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima, lokalisht në formë stuhie me erë të fortë.

Të dielën do të fryjë erë e fortë jugore, ndërsa në pjesët perëndimore priten reshje lokale pasdite.

Në Shkup do të ketë më shumë reshje gjatë natës dhe nesër në orët e mëngjesit. Do të fryjë erë e fortë herë pas here e fortë nga drejtimi jugor.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *