Deputetja Shaini i drejtohet kryeministrit: Me hapjen e kazinove a po bëhet vendi ynë lavatriçe për larje parash të mafizoëve?!

Deputetja e Alternativës, Safije Sadiki Shaini e ka pyetur kryeministrin Dimitar Kovaçevski, në lidhje me themelimin e tre kompanive të reja të bixhozit. Ajo pyet kryeministrin se cila është arsyeja që jithë ky angazhim i juaji si qeveri të jetë për afirmim të bixhozit, më saktë kazinove?
“A dëshironi kështu ta mbuloni varfërinë, inflacionin, mungesën e zhvillimit ekonomik apo vendi ynë po bëhet lavatriçe për larje parash të mafiozëve të brendshëm e të huaj? Kujt i duhen këto kazino? A jeni të vetëdijshëm se kështu po e dëmtoni rëndë familjen tonë për të përfituar dikush ndonjë biznes?
Ju po lejoni që lojërat e fatit të futen nëpër shtëpitë tona që të na e prishni familjen për përfitime të dikujt që aspak nuk brengoset për mirëqenien e familjeve tona. Në një anë i largoni kazinotë 500 metra larg shkollave, ndërsa përmes aplikacioneve elektronike i futni kazinotë brenda shtëpive tona, më saktë ia jepni në dorë secilit qytetar, pavarësisht moshës që e ka”, ka deklaruar deputetja Safije Sadiki Shaini.