Lajme Maqedoni e Veriut Top

Deputetët e Lidhjes Europiane për Ndryshim për raportin e KE-së: U dëshmua se kjo është qeveria më antieuropiane pas vitit 2017

Deputetët e koalicionit opozitar shqiptar “Lidhja Evropiane për Ndryshim”, në konferencë për media kanë komentuar raportin e KE-së të publikuar ditë më parë. Ata thonë se në këtë raport është konfirmuar ajo që ata e thonë një kohë të gjatë se “kjo qeveri nuk e ka më prioritet integrimin në BE”.
“Lidhja Europiane për Ndryshim” tashmë një kohë të gjatë ka alarmuar se kjo qeveri nuk e ka në fokus parësor integrimin në BE, porse është e zënë me bizneset e lojërave të fatit, si dhe rritjen e shkallës së korrupsionit. Natyrisht, pushteti gjithnjë ka pasur shpjegime se qëndrimi ynë është për shkak të oponencës politike, por kur disa ambasadorë të vendeve të BE-së dhe tash edhe vetë Komisioni Europian e pohon se Maqedonia e Veriut lë shumë për të dëshiruar në kuptim të pavarësisë së gjyqësorit, duke e theksuar edhe shkarkimin kontrovers të kryetares së Këshillit Gjyqësor, nuk ka si mos të konstatojmë se autori dhe fajtori i kësaj gjendjeje nuk është anonim. Është vetë qeveria e përbërë nga treshja LSDM-BDI-ASH ajo që, me veprimet e veta antieuropiane, e ka përforcuar këtë argument edhe për Komisionin Europian”, ka deklaruar deputetja e Alternativës, Safije Sadiki Shaini.
Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshim” shpreh keqardhje që ka pasur të drejtë edhe kur kemi reaguar për mënyrën se si u bënë ndryshimet në Kodin Penal.
Ata shtojnë se e gjithë kjo tregon se kjo qeveri është “qeveria më antieuropine pas viti 2017 dhe ajo duhet të delegjitimohet sa më shpejtë të jetë e mundur”

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *