Lajme Maqedoni e Veriut

Dënohen 106 shoferë në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.05.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 106 gjoba, nga të cilat 15 kanë qenë për drejtim automjeti pa patentë shofer, shtatë gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri gjoba për kalim në sinjal të mbyllur, nëntë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *