Çelësi i zgjidhjes së krizës në Gaza, Erdogani
Nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Gazas që nuk kërkon ndihmën e konsiderueshme turke. Kështu vlerëson Bloomberg në një artikull të publikuar me 9 nëntor, në të cilin analizon momentet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, në vazhdën e luftës Izrael – Palestinë.
Artikulli përfshinte komentin: “Sa më shpejt Biden të telefonojë Erdoganin, aq më mirë”.
Artikulli, i cili përfshinte edhe samitin e Gazës në Ankara, thoshte: “Deklarata e shkurtër e Departamentit të Shtetit të SHBA-së pas takimit dy-orësh të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken me homologun e tij turk nuk mund ta fshehë ftohtësinë”
Bloomberg shkroi se zgjidhja e tragjedisë njerëzore në Gaza kalon përmes Turqisë, të cilën e vlerëson si faktor kyç në rajon.