Bujar Osmanit iu deshtën katër ditë, VLEN i mblodhi për disa orë nënshkrimet
Katër ditë ju deshtën kandidatit të BDI-së, Bujar Osmani për t’i mbledhur nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën president të shtetit. Nga ana tjetër, opozita shqiptar me një mobilizim vetëm një ditësh, ka arritur që të mbledh numrin e nevojshëm të nënshkrimeve, duke dëshmuar edhe në praktikë entuziazmin që është duke mbretëruar tek popullata për ndryshim.
Ky mobilizim dhe kjo frymë nuk është parë gjatë kohë në kampin politikë opozitarë e që flet se fitorja në zgjedhjet e 8 majit është e pashmangshme.
Si kurrë më parë fryma e ndryshimit është prezentë në pothuajse gjitha qytetet më të mëdha shqiptare nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari shoqëruar edhe nga vendet rurale, për ta dërguar BDI-në, në opozitë, dhe për të sjellë shpresën tek shqiptarët.




