U miratuan ndryshimet për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësira të mbyllura
Kuvendi miratoi mbrëmë vonë në procedurë të përshpejtuar nëntë ligje, mes tyre edhe ndryshimet që ndalojnë përdorimin e piroteknikës në hapësira të mbyllura, si përgjigje ndaj tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona. Ndryshimet parashikojnë rritje të gjobave për shkelje, ndërsa përsëritja e shkeljes sjell edhe ndalim me burg. Policia do […]














